Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka dal në konferencë për media para ndeshjes me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve.
Reali ka humbur sfidën e parë në Santiago Bernabeu 2-1 dhe në Etihad Stadium do të kërkojë përmbysjen.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë nesër. Ajo çfarë mund të ju them është se do të jetë një ndeshje e mirë futbolli, mes dy ekipeve shumë të mira”, u shpreh Zizu.
“Asgjë s’ka përfunduar ende, deri në minutën e fundit. E dimë situatën dhe çfarë duhet të bëjmë në fushë. Kam ekip fantastik dhe ka armët e saj dhe do të shohim ndeshje të mirë. E dimë se çfarë ka ndodh në ndeshjen e parë, por jemi gati për këtë finale dhe duhet të mendojmë se mund të kalojmë tutje”. /Gazeta Express/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...