Kush e përmend futbollin në Kosovë menjëherë mendja i shkon tek legjenda, tanimë i ndjerë Fadil Vokrri.
Vokrri kishte bërë shumë shqiptarë të dashuroheshin me futbollin kur në kohën e tij shkëlqente duke luajtur sportin më të bukur në botë.
Por ish-kryetari i FFK-së kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA.
Por është një person që gjithmonë i ka qëndruar afër legjendës Vokrrit në të gjitha proceset për pranimin e vendit tonë.
Fjala është për Flamur Bunjakun, një afarist i suksesshëm nga Kosova që jeton dhe vepron në Zvicër.
Bunjaku ka qenë krahu i djathtë i Vokrrit, derisa kontributi i tij për pranimin e Kosovës në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit siç janë UEFA e FIFA.
Ai ka qenë që nga viti 2016 pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, por tani ka dhënë dorëheqjen.Gazeta Olle ka mësuar ekskluzivisht se Flamur Bunjaku ka dhënë dorëheqje të parevokushme nga pozita si anëtar i KE të FFK-së.
Bunjaku i ka bërë të qartë Komitetit Ekzekutiv dhe kryetarit të FFK-sê, Agim Ademit se ka dhënë dorëheqje shkaku i zhvillimeve të fundit dhe debateve në shtëpinë më të madhe të futbollit kosovar e që nuk ka qenë fare i njoftuar.
Ndër të tjera Flamur Bunjaku tha se kontributi i tij ka qenë vullnetar dhe kontributdhënës pa përfituar asgjë.
Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kësaj kohe.
Bentacur pëson lëndim të rëndë
Kampionia bie për herë të dytë në Prizren këtë sezon
Zyrtari amerikan pritet në takim nga Rama: Integrimi në BE, ...
Kader Kicaj publikon pamje nga festa e ditëlindjes
Bora vazhdon shkëlqimin, triumfon ndaj Yllit në kryeqytet
“Mos prek me dorë”, tensionohet situata mes Gjestit dhe Gert...