Google ADS

Zhegrova mbetet titullar në Basel

16:38 | 10 Nëntor 2019
Arbresh Info

Edon Zhegrova ka arritur ta zë vendin e titullarit në skuadrën e Baselit për ndeshjen e sotme kundër Luganos, falë paraqitjet së tij në mesjavë, kur u shpall lojtari i ndeshjes.

Lugano do ta presë sot në orën 16:00 në stadiumin Cornaredo skuadrën e Baselit, në kaudër të xhiros së 14-të të sezonit 2019/20 të Superligës së Zvicrës,

Pasi ishte mbresëlënës në dy ndeshjet e fundit – fillimisht në fundjavën e kaluar në ligën vendore, pastaj në mesjavë në Ligën e Evropës – Zhegrova e ka fituar sërish një vend në formacionin e parë të klubit zviceran.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, do t’i gëzohet kësaj formë të mirë të Zhegrovës pasi që ai qysh të hënën do të kthehet në Prishtinë për t’i filluar përgatitjet me ekipin kombëtar për dy ndeshjet vendimtare për EURO 2020, kundër Çekisë dhe Anglisë.

Zhegrova ka luajtur në gjashtë ndeshje deri më tani në Superligën e Zvicrës, mirëpo pasi që kryesisht ka luajtur si zëvendësues, ai numëron vetëm mesatarisht 27 minuta lojë për ndeshje, dhe ka kontribuar me një gol e një asist. / Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme