Google ADS

Zhegrova: Jam lojtar që mund të ndryshojë lojën

16:08 | 4 Prill 2023
Orgesa Haziri

Edon Zhegrova po kalon momente fantastike në karrierë.

Sulmuesi pati paraqitje fantastike me kombëtaren e Kosovës dhe u rikthye te Lille me të njëjtën formë.

Ai i ndihmoi skuadrës franceze të fitonte me dy gola të shpejt në fund të ndeshjes.

E pas këtyre paraqitjeve Zhegrova ka dhënë një intervistë për mediumet franceze ku ka folur për formën e tij të mirë.

24-vjeçari tregoi për momentin kur shënoi.

“Qoftë nëse futesh për pesë, dhjetë apo njëzet minuta, duhet të japësh maksimumin sa herë që trajneri të jep një shans. Është gjithashtu stili im i lojës, sepse mund të ndryshoj një ndeshje. Sot e bëra këtë dhe jam shumë i lumtur që i sjell skuadrës tri pikët. Të them të drejtën, nuk e kam ëndërruar ta bëj këtë, por doja të jepja 100%. Qëllimi im ishte të ndihmoja skuadrën dhe të shënoja një gol. Pasi e bëra këtë, u motivova edhe më shumë, kështu që shënova një gol të dytë”, tha ai.

Ai foli edhe për përvojën me kombëtaren e Kosovës.

“Sigurisht. Kombëtarja është gjithmonë në zemrën time. Unë jam ende shumë krenar që luaj për të, madje shënova një gol në këtë pushim. Për mua, është e rëndësishme që një lojtar të jetë në gjendje të ndryshojë mjedisin e tij, sepse ju jeni gjithmonë në Lille. Është gjithmonë mirë të jesh në gjendje të shohësh përsëri familjen dhe miqtë. Me ben te lumtur”, tha ai.

Ylli i kombëtares së Kosovës edhe pse e filloi ndeshjen nga stoli shënoi dy herë në pjesën e dytë, duke ia dhuruar tri pikë Lilleit.

Lille ishte duke barazuar 1:1 përballë Lorientit, por ndryshimin e bëri Zhegrova, i cili hyri vetëm në minutën e 82-të.

Dy gola të shpejt për sulmuesin bënë që Lille ta fitoj ndeshjen me rezultat 3:1.

24-vjeçari fillimisht shënoi në minutën e 89-të dhe vetëm dy minuta më vonë përsëri gjeti rrjetën./Arbresh.info/

 

 

Të ngjashme