Forma e mirë e Edon Zhegrovës po vazhdon edhe në Francë.
Ylli i kombëtares së Kosovës edhe pse e filloi ndeshjen nga stoli shënoi dy herë në pjesën e dytë, duke ia dhuruar tri pikë Lilleit.
Lille ishte duke barazuar 1:1 përballë Lorientit, por ndryshimin e bëri Zhegrova, i cili hyri vetëm në minutën e 82-të.
Dy gola të shpejt për sulmuesin bënë që Lille ta fitoj ndeshjen me rezultat 3:1.
24-vjeçari fillimisht shënoi në minutën e 89-të dhe vetëm dy minuta më vonë përsëri gjeti rrjetën.
Golat e tjera u shënuan nga Remy Cabella për vendasit dhe Ibrahima Kone për Lorientin.
Pas golave të shënuara Zhegrova festoi edhe me tifozët e skuadrës.
🙌 Magnifique ! L’incroyable ovation des supporters du @losclive pour le héros du jour, Edon Zhegrova ! #PrimeVideoLigue1 I #LOSCFCL pic.twitter.com/jZ51v7IDjY
— Prime Video Sport France (@PVSportFR) April 2, 2023
Ai tani ka shënuar pesë gola dhe ka pesë asistime në 20 ndeshje të zhvilluara./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...