Kosova mbrëmë shënoi fitore të thellë ndaj Qipros me rezultat 3-0 në kuadër të ndeshjes së katërt në Nations League.
Si në cdo ndeshje tjetër edhe në këtë nuk ka se si mos të bie në sy performanca e Edon Zhegrovës, shkruan Arbresh.info.
Edhe pse nuk arriti të shënoj apo asistojë, ylli dardan zhvilloi një paraqitje mjaftë të mirë.
Mirëpo në momentin e zëvendësimit ai ishte tejet i nervozuar me vendimin e selektorit, Franco Foda.
Por pas ndeshjes ai kërkoi falje për veprimet e tij.
“Trajneri kishte të drejtë që më largoi nga loja. Edhe pse doja të vazhdoja të luaja dhe të shënoja. Unë kisha një karton të verdhë dhe më mirë që u largova. I kërkova falje trajnerit për reagimin tim”, tha Zhegrova pas ndeshjes.
Më tej ai foli edhe për ndeshjen e ardhshme me Rumaninë
“Ndihem mirë kur bashkëlojtarët shënojnë gola. Pas kartonit kisha shumë provokime. Ndaj Rumanisë është një finale, shkojmë vetëm për fitore”, theksoi ai.
Kujtojmë se Kosova ndeshjen vendimtare për pozitën e parë në grup e luan me 15 nëntor në Bukuresht ndaj Rumanisë./Arbresh.info
Rama ndan albumin e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...