Google ADS

Zhegrova: Ëndërr e kam të luaj për këtë gjigant evropian

08:26 | 17 Qershor 2019
Arbresh.info

Aty ku luan më i miri në botë, Lionel Messi, synon të luajë edhe Zhegrova. Ai ka thënë se ëndërron që një ditë ta veshë fanellën e Barcelonës.

Në një intervistë në emisionin “NIN” në Klan Kosova, Edon Zhegrova ka shpalosur shumë të pathënë për jetën e tij, transmeton Gazeta Express.

Ndër të tjera, talenti 20-vjeçar i Kosovës, që aktivizohet në Zvicër te Baseli, u pyet edhe për skuadrën e ëndrrave.

Zhegrova u përgjigj shkurt dhe shpejt; “Barcelona”.

Ai ka thënë se ëndërron që një ditë ta veshë fanellën e gjigantit spanjoll, Barcelona dhe për ta arritur këtë, Edoni tha se do të punojë shumë, duke nisur nga sezoni ardhshëm me Baselin.

“Cila është ëndrra me arrit në futboll, për cilin ekip do të dëshiroje një ditë të luash? Barcelonën”, u përgjigj ditë më parë Zhegrova në emisionin “NIN”.

“Prej fëmijërisë kam ëndërruar që një ditë me arrit me luajt për Barcelonën dhe ai është synimi im”.

“A ka pas diçka konkrete për Barcelonën? Ka pas interesim. Kam mundur të shkoj për grup-moshat më të reja. Por, nuk ka qenë zgjidhja e duhur. Ndoshta më mirë është me lujt në një ekip jo me shumë emër dhe me lujt në ekipin e parë dhe me tregu vetën. Tani…”, deklaroi ditë më parë Zhegrova.

Zhegrova thotë se është koha që të shfaqet Edoni i vërtetë.

“Plani im është që sezonin e ardhshëm të luaj më shumë për Baselin, me dhanë gola, asiste dhe me tregu Edonin e vërtetë sepse hala nuk e kanë pa Edonin e vërtetë dhe më pas me shpërthye”, shtoi 20-vjeçari.

Zhegrova ishte pjesë e Kosovës në dy ndeshjet e qershorit, ku Dardanët morën 4 pikë në kualifikimet për “Euro 2020”.

Ai e nisi nga stoli takimin me Malin e Zi, duke u inkuadruar në lojë pas lëndimit të Arbër Zenelit, derisa startoi në fitoren 3-2 ndaj Bullgarisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme