Zhegrova e Hoxha sonte kërkojnë kualifikimin në Champions League

16:53 | 28 Gusht 2024
D.H

Play-offi i Champions League vazhdon edhe sonte me katër ndeshje tjera ku do të përcaktohen katër skuadrat e fundit, që do të marrin pjesë në sezonin e ri të ligës më të fortë në botë për klube.

Ndërsa fokusi bie tek dy skuadra Lille dhe Dinamo Zagred, aty ku luajnë Edon Zhegrova e Arbër Hoxha, shkruan Arbresh.info.

Zhegrova me skuadrën e Lille do të kërkojë biletën për Champions League ndaj Slavia Prague me fillim nga ora 21:00.

Rezultati nga sfida e parë është 2-0 në të mirë të Lille, andaj Zhegrovës dhe ekipës së tij i duhet të mbajnë këtë epërsi.

Me një këmbë në Champions League është edhe skuadra e Arbër Hoxhës, Dinamo Zagreb.

Kroatët në shtëpinë e tyre mposhtën Qarabagun në ndeshjen e parë me rezultat 3-0, kurse sonte e luajnë ndeshjen e kthimit me fillim nga ora 18:45.

Kujtojmë se dje fazën e grupeve në Champions League e siguruan katër shqiptarët, Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Indrit Tuci dhe Qazim Laçi me skuadrën e Sparta Prague./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme