Zhegrova asiston me thembër, Kasami realizon gol për Baselin

17:24 | 18 Prill 2021
A. B.

Baseli i ka shënuar tre gola ndaj Servette, në pjesën e parë në ndeshjen e xhiros së 29-të të Superligës së Zvicrës.

Në takimin e zhvilluar në St. Jakob Park, skuadrës nikoqire i mjaftuan nëntë minuta për ta ndëshkuar tri herë kundërshtarin.

Goli i dytë ishte i projektuar nga dyshja shqiptare, Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami.

I ndodhur në zonën e skuadrës së Servette, anësori i Kosovës asistoi me thembër te sulmuesi që e ka përfaqësuar Zvicrën dhe ai shënoi.

Dy golat e tjerë i shënuan, Fabian Frei (2’) nga penalltia dhe Ricky van Wolfswinkel (9’) nga loja e hapur. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme