Futbollistja Florijana Ismaili, pjesëtare e Kombëtares Zvicerane të Futbollit nga e shtuna konsiderohet e humbur në Liqenin e Comos në Itali.
Të shtunën është njoftuar për një turiste zvicerane të zhdukur në Liqenin e Comos. Siç bën të ditur agjencia Italiane lajmeve, Ansa, bëhet fjalë për Florijana Ismailin, lojtare e Kombëtares Zvicerane të futbollit dhe e klubit Young Boys të Bernës.
24 vjeçarja kishte vendosur që me një mike të saj dhe bashkëlojtare, të kalonte një ditë në liqenin e përmendur. Rreth orës 16.30 u ndez alarmi. Floriana ishte zhytur në ujë prej nga nuk ka dalë më, transmeton albinfo.ch. Menjëherë janë angazhuar zhytësit, por aksioni është ndërprerë në mbrëmje ndërsa ka rifilluar sot në mëngjes.
Policia e Comos nuk e ka vërtetuar dhe as përgënjeshtruar lajmin, ndërsa përgjegjësit e Kombëtares së Zvicrës dhe të YB kanë qenë të paarritshëm, ka shkruar 20minuten.ch.
Florijana për herë të parë për Natin zviceran ka luajtur në vitin 2014. Me trajnerin Woss Tecklenburg ajo ka luajtur 30 ndeshje. Ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror të vitit 2015, ndërsa në kualifikimet për Botüërorin 2019, Nati kishte dështuar, përcjell tutje albinfo.ch.
Vetëm para dy javësh Florijana ka luajtur ndeshjen e fundit për Natin. Ajo luante që nga viti 2011 për Young Boys.
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor