Mentor Zhdrella dhe KF Llapi kanë ndërprerë bashkëpunimin 4 vjeçar.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi, i cili e ka falënderuar për kontributin duke i uruara suksese lojtarit, raporton arbrsh.info.
Njoftimi i plotë:
Faleminderit përzemërsisht Kapiten
7-shit të skuadrës i dëshirojmë shumë suksese në vazhdimësi të karrierës!
Fitues i Kupës së Kosovës
4 edicione me Llapin
100 ndeshje të zhvilluara në kampionat dhe Kupë
7785 minuta të luajtura
20 gola të shënuar
30 asistime
Pas një periudhe 4 vjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe kapiteni Mentor Zhdrella kanë ndarë rrugët. Si çdo fillim tjetër që e ka fundin edhe në futboll një fillim çdo herë do ta ketë mbarimin. Megjithatë jo pa trofe, por me trofeun e Kupës së Kosovës, sepse ishte vetë kapiteni që kishte premtuar se nuk do largohet nga Llapi pa i sjellur trofe.
Ishim krenar si klub që shiritin e kapitenit në dy edicionet e fundit e barti katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella. E mbase edhe si kapiten arriti ta ngris trofeun historik të Kupës së Kosovës të fituar më 12 maj.
Kontributi i madh i Mentorit për klubin dhe fanellën e klubit të vendlindjes do shkruhet me shkronja të arta. Në historinë e KF Llapit, emri i tij do përmendet gjithmonë.
I jemi mirënjohës gjithmonë KAPITENIT!
Shumë suksese në vazhdim mjeshtër!
Rohde shijon diellin në Prizren
Punonjës të strukturave paralele punojnë edhe nga shtëpia ed...
Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh
Papa e kritikon Izraelin, e quan “të turpshme” situatën në G...
Vritet në mes qyteti politikani kamboxhias në Bangkok
Alby me të dashurin puthen në ashensor