Zhbllokohet derbi i madh Man City – Liverpooli

21:45 | 3 Janar 2019
Arbresh Info

Vetëm pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e derbit të madh anglez ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit është zhbllokuar rezultati.

Kampioni në fuqi i Premierë Ligës ka kaluar në epërsi në ndeshjen si nikoqir në Etihad kundër liderit aktual të tabelës në kampionatin anglez, shkruan portali arbresh.info.

Pas shumë aksioneve të mira nga të dy skuadrave, Aguero me një goditje më minutën e 40′ të ndeshjes realizoi golin e avantazhit për skuadrën e tij.

Sulmuesi argjentinas realizoi nga afërsia golin e nëntë të tij brenda këtij sezoni.

Në rast se rezultati përfundon kështu, gara për titull në Premierë Ligë do të rihapet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme