Real Madridi ka kryer stërvitje normale në Valdebebas para ndeshjes të së shtunës ndaj Levantes dhe Raphael Varane është rikthyer në lëndimi.
Në seancën stërvitore të së premtes, trajneri Zinedine Zidane ka pasur në dispozicion për herë të parë skuadrën e tij të plotë pasi futbollistët janë rikthyer nga detyra me kombëtare, transmeton portali arbresh.info.
Casemiro dhe Keylor Navas ishin lojtarët e fundit që arritën nga udhëtimet, ndërsa Varane dhe Jesus Vallejo u stërvitën të dy në të njëjtin intensitet me gjithë bashkëlojtarët e tyre.
Rikthimi i francezit është një lajm i mirë për ‘Los Blancos’, të cilët ishin në mungesë të tre nga katër mbrojtësit e tyre qendror në barazimin 2 me 2 kundër Valencias.
Befasia e vetme në stërvitje ishte përfshirja e portierit nga skuadra Juvenil A, Moha, i cili mori pjesë në seancën stërvitore në vend të Luca Zidanes./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...