Përfaqësuesja e Kosovës nga 28 gushti do të filloj me grumbullimin e futbollistëve për ndeshjet eliminatore në Kupën e Botës.
Besart Berisha, sulmuesi i Melbroune Victory është larguar nga Kosova, ndërsa Albert Bunjaki menjëherë e ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Bëhet fjalë për Erton Fejzullahun, i cili do të grumbullohet për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës, kundër Kroacisë dhe Finlandës, më datat 2 dhe 5 shtator, shkruan indeksonline.
29-vjeçari ishte pjesë e Suedisë, ndërsa gjatë vitit 2015, ai ka zhvilluar një ndeshje për Kosovën. Për momentin Fejzullahu luan në Kalmar, ku ka zhvilluar tri ndeshje.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...