Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Mestre, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në klubin katalonas, pas lajmeve se ai është i pakënaqur me shkarkimin e pashmangshëm të drejtorit sportiv Pep Seguras.
Jordi Mestre kishte qenë ndër drejtuesit e Barcelonës që nga viti 2010 dhe ai u bë zëvendëspresident katër vjet më vonë. Por, largimi i tij vjen në shenjë solidariteti për Pep Seguran, i cili është nën presion, transmeton Gazeta Express.
Mediat lokale në Barcelonë raportuan të mërkurën se Mestre kishte refuzuar t’u bashkohej drejtuesve të tjerë të Barcelonës në një takim të thirrur për ta diskutuar shkarkimin e mundshëm të Seguras.
Drejtori sportiv i Barcelonës është kritikuar mjaft shumë gjatë dy vjetëve që e ka mbajtur këtë pozitë, pasi që transferimet e klubit gjatë kësaj kohe nuk e kanë arritur plotësisht potencialin e tyre dhe i kanë kushtuar katalonasve shumë para.
E përditshmja spanjolle, Sport, pretendon se drejtuesit e “Blaugranëve” janë më së shumti të shqetësuar për punën e Seguras me ekipin e të rinjve.
Mestre ishte ndër të vetmit që ende kishte besim te Segura dhe pasi mësoi për këtë situatë, ai vendosi të japë dorëheqje. Barcelona nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht arsyen prapa largimit të tij.
“Jordi Mestre, deri sot zëvendëspresident me përgjegjësi sportive në klub, e prezantoi sot pasdite dorëheqjen e tij të pakthyeshme”, shkruhej në deklaratën e lëshuar nga Barcelona.
Në mesin e lojtarëve të transferuar nën drejtimin e Seguras janë Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho, të cilët nuk e kanë arsyetuar ende çmimin e lartë që Barcelona e pagoi për ta.
https://twitter.com/FCBarcelona_es/status/1146527036359544838
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë