Sipas raporteve në Spanjë, Florentino Perez ëndërron të rregulloj plotësisht treshen e tij në front gjatë verës së ardhshme.
Treshja në sulm e përbërë nga Karim Benzema, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo (BBC) ka vërtetuar të jetë tejet e suksesshme duke fituar tri herë Ligën e Kampionëve brenda katër sezoneve të tyre së bashku, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, problemet e tyre këtë sezon ka bindur presidentin e Real Madridit se tani ka ardhur koha për ndryshme.
‘Marca‘ pretendon që Perez dëshiron një treshe në front të përbërë nga Neymar, Eden Hazard dhe Robert Lewandowski si numri 9 i tyre. Treshja kanë qenë shënjestër e ‘Los Blancos’ që një kohë, por vera e ardhshme mund të jetë koha e duhur për kampionin evropian që të bëjë lëvizjen e tyre.
Real Madridi nuk ka kryer ndonjë transferim madhështor qysh pas nënshkrimit me James Rodriguezin në vitin 2014, por duket se tani dëshirojnë të shpenzojnë shuma të mëdha të hollash ndërkohë që një gjë të tillë tashmë e kanë bërë klubet si Paris Saint Germaini dhe Barcelona./arbresh.info/
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes