Google ADS

Zëvendësministrja e MKRS, Daulina Osmani priti në takim përfaqësuesit e FEK

21:17 | 26 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani priti më takim kryetarin e Federatës Esports Kosova, Altin Preniqi dhe ekipin përfaqësues të Kosovës në Kampionatin Botëorr IESF.

Kosova në këtë kampionat qu u mbajt në Izrael, mori pjesë me ekipin në DOTA 2 dhe CS:GO, kur në të parën fituan medaljen e bronztë, derisa në CS:GO ekipi ynë përfundoi në vendin e pestë.

Ky rezultat është arritje e madhe në përfaqësimin e parë ndërkombëtar, duke e renditur Kosovën si shtetin e dytë më të suksesshëm në këtë kampionat.

Kryetari i FEK, kërkoj nga MKRS që të vazhdojë dhe ta përkrah edhe më tutje Federatë e Esports Kosovan ë një nivel tjetër financiar, në mënyrë që garuesit tanë të kenë një vend të përshtatshëm për zhvillimin e stërvitjeve profesionale.

Kryetari, Preniqi gjithashtu njoftoj Zv. Ministren për pranimin zyrtar të Federatës së Esport Kosova në Federatën Internacionale të E-Sporteve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme