Zeqiri gjobitet nga FFK, pasi u kërkoi gjyqtarëve ta ndihmojnë Dritën

17:44 | 18 Prill 2023
Orgesa Haziri

Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka marr vendim që delegati, Arben Zeqiri të gjobitet.

Ai ishte pezulluar më herët pasi sipas njoftimit të FFK-s, Zeqiri ka kërkuar nga gjyqtarët të favorizojnë Dritën në grupmoshat më të vogla.

“Delegati Arben Zeqiri në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së kadetëve Drita – Ulpiana, sipas gjyqtarit të ndeshjes, delegati ka kërkuar nga treshja e gjyqtarëve që të ndihmohet skuadra e Dritës, pasi i duhen pikët dhe se gjatë tërë takimit dhe në mes lojë ka bërë presion ndaj gjyqtarëve së bashku me trajnerin vendas”, ka njoftuar Federata.

Ai është gjobitur me 300 euro.

Kujtojmë që ai ka luajtur për Dritës si lojtarë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme