Zeneli reagon ndaj krahasimeve me Rashicën: Vetëm në Kosovë ndodh kjo

16:12 | 30 Maj 2020
A. B.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Arbër Zeneli, ka reaguar në llogarinë e tij zyrtare ndaj krahasimeve që i janë bërë atij me bashkëlojtarin e tij, Milot Rashicën, në ekipin kombëtar.

Milot Rashica dhe Arbër Zeneli janë dy ndër lojtarët që kanë fituar më së shumti tifozë falë paraqitjeve të tyre me ekipin kombëtar të Kosovës, por edhe me klubet e tyre – Rashica me Ëerder Bremenin e Arbër Zeneli me Stade de Reims, transmeton Gazeta Express.

Pasi që ata të dy kanë fituar zemrat e shumë tifozëve, në rrjete sociale bëhen shpeshherë anketa për ta gjetur se cilin nga ata të dy i vlerësojnë tifozët si lojtarin më të mirë – megjithatë kjo e ka lënë të pakënaqur Zenelin, i cili thotë se krahasime të tilla nuk sheh te asnjë Kombëtare tjetër.

“Së pari, nuk më intereson çka qitni në mediat sociale, por ju lutem mos bëni urrejtje në mes të lojtarëve, pa marrë parasysh asnjë lojtar”, shkruan Zeneli, në postimin e tij në Instagram.

“Asnjë Kombëtare nuk i krahason lojtarët cili është më i mirë ose më i dobët, në Kosovë po ndodh. Ju lutem mos bëni krahasime, nuk është e nevojshme. E tërë Kombëtarja janë të mirë, as njëri e as tjetri nuk mund ta luajnë lojën pa njëri-tjetrin”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme