Arbër Zeneli është larguar nga skuadra turke Adana Demirspor në janar të këtij viti.
Në shtator të vitit 2023 ai nga Reims kaloi tek skuadra turke për të nisur një aventurë të re, mirëpo që nuk i zgjati më shumë se katër muaj, shkruan Arbresh.info.
28-vjeçari ka prishtur kontratën e tij vetëm pas katër muajve për shkak të mospagesës nga klubi i tij.
“Së pari nuk më është paguar paga që kur kam nënshkruar me klubin në shtator dhe më pas si lojtar kam të drejtë ta prish kontratën. Po ashtu nuk e kam marrë kohën e lojës që shpresonim unë dhe klubi”, ka thënë Zeneli për Boras Tidning.
Tutje ai ka thënë se lidhur me këtë çështje ka një porces ligjor dhe duhet të zgjidhur.
“Mendoj se të gjithë e dinë se si është. Kontrata është prishur, por ende ka disa çështje të vogla që duhet të zgjidhen. Është një proces ligjor. Ka shumë pjesë”, shtoi ai.
Zeneli ka asistuar një herë në 12 ndeshje me fanellën e Adanas në Superligën turke./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...