Sulmuesi Arbër Zeneli, ka folur pas humbjes kundër Sllovenisë.
Kosova u mposhtë në shtëpi nga Sllovenia me rezultat minimal 0 – 1, edhe pse mund të thuhet se kishte disa mundësi mjaftë të mirë, por s’ia doli t’i konkretizojë, shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes, Zeneli tha se problemi kryesor mbetet të finalizimi i rasteve dhe se fati nuk është me ta aktualisht.
““Kemi luajtur lojë të mirë por si thash më parë nuk ishim të mirë në 30 metërshin e fundit. Nuk ishim të saktë aty. Ata patën një shans dhe shënuan”.
“Nuk e di, por siç pash sot, krijuam por në fund nuk kemi instinktin e golit. Fati nuk është me ne aktualisht. Jam i dëshpëruar”.
I pyetur për sfidën e radhës ndaj Greqisë, se nëse do ia dalin të fitojnë, sulmuesi është optimist.
“Po normal. Jemi ekip të fortë, kemi individualista, mund të japim gola por tani e kemi të vështirë. Tani shkojmë në lojën tjetër me vetëbesim”.
Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës zhvillohet me 14 tetor./arbresh.info.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...