Google ADS

Zekirija Ramadani merr përgjegjësi të plotë: Gjithmonë është faji ynë

18:16 | 30 Mars 2021
Arditë Shkodra

Me shumë dramë dhe pa gola u mbyllë ndeshja mes Prishtinës dhe Gjilanit në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Heroi i kësaj ndeshje për Gjilanin ishte portieri, Koliqi, i cili priti penalltinë e Krasniqit pak minuta para se të përfundonte ndeshja, shkruan lajmi.net

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, pas ndeshjes është deklaruar për mediat, dhe është pyetur nëse ky rezultat vjen si pasojë e pushimit të përfaqësuesve.

“Nuk ia lëmë fajin pushimit, nuk duhet të bëjmë një gjë të tillë. Gjithmonë faji është i yni. Mendoj se na mungoi agresiviteti në fushë dhe dëshira për të fituar nuk ishte në nivelin e duhur. Ekipi nga Gjilani bëri punën e vet mirë, nuk na lejoi krijimin e shumë rasteve dhe kësisoj nuk shënuam. Pashë një derbi të vërtetë, pak raste dhe shumë luftë sportive mes skuadrave. Por më vjen keq për rezultatin. Jam i bindur që futbollistët dhanë maksimumin, por maksimumi sot ka qenë në nivel shumë më të ulët se sa në ndeshjet e tjera”, u shpreh Ramadani pas ndeshjes.Prishtina pas këtij rezultati renditet në pozitën e tretë me katër pikë më pak se Drita dhe Ballkani.

Të ngjashme