Google ADS

Zbulohet zëvendësuesi i Cristiano Ronaldos në Real Madrid

21:07 | 10 Korrik 2018
Arbresh Info

Sipas raporteve sensacionale nga Spanja, Cristiano Ronaldo do të zëvendësohet në Real Madrid nga Paulo Dybala.

Superylli portugez iu bashkua Juventusit për 105 milionë euro duke nënshkruar kontratë katër vjeçare, transmeton portali arbresh.info. Por, sipas një raporti nga gazeta spanjolle ‘Don Balon’, dy klubet kanë ende biznes për të përfunduar.

Sugjerohet që drejtori i Real Madridit, Florentino Perez, është duke u mbështetur te Dybala për të mbuluar hapësirën e lënë nga Ronaldo.

24-vjeçari do t’i shtonte skuadrës së ‘Los Blancos’ plotë kreativitet dhe do të realizonte shumë gola.

Ai ka shënuar 22 herë brenda 33 paraqitjeve sezonin e kaluar ku Juventusi siguroi titullin e shtatë radhazi në Serie A./arbresh.info/

Të ngjashme