Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për trajnerin e ri të Kombëtares Shqiptare.
Pas një periudhe të gjatë ku janë shqyrtuar shumë oferta dhe emra të rëndësishëm, ditët në vijim do të mësohet emri i trajnerit që do të pasojë Giani De Biasin në krye të kuqezinjve.
Burime për Sport News bëjnë të ditur se rrethi i pretendentëve është ngushtuar së tepërmi, me Christian Panuccin dhe Luigi De Canion të mbetur në garë. Emrat e përfolur gjatë këtyre javëve kanë qenë të shumtë, teksa presidenti i FSHF-së Armand Duka ka marrë në shqyrtim disa prej tyre.
Nga ish-portieri i Italisë, Valter Zenga tek ish-ylli Holandës, Clarence Sedorf kanë qenë kandidaturat për të pasuar De Biasin. Me kalimin e ditëve kanë nisur edhe seleksionimet teksa mësohet se së fundmi në garë kanë mbetur vetëm Panucci me De Canion.
Koha ka qenë një aleat për presidentin Duka për të shqyrtuar kandidatët, teksa sfida e ardhshme është më 2 shtator ndaj Lichteshteinit në shtëpi. Sigurisht që trajnerit të ri duhet t’i jepet koha për të studiuar më mirë futbollistët dhe për këtë arsye java e ardhshme mund të sjellë në vendimin përfundimtar se kush do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...