Superylli i Barcelonës, Lionel Messi raportohet të jetë duke kërkuar nga klubi për të emëruar trajnerin e Belgjikës, Roberto Martinezin, si trajner të tyre për të zëvendësuar Ernesto Valverden.
Gjiganti katalunas mund të jetë me plotë të drejtë duke menduar për një ndryshim në karrigen e nxehtë këtë verë pas një sezoni zhgënjyes në të cilin skuadra dështoi në Ligë të Kampionëve dhe Kupë të Mbretit, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga Diario Gol, kjo mund të bëjë që Valverde të zëvendësohet nga Martinez, ndonëse edhe kanditatë të tjerë janë përmendur gjithashtu.
Raporti gjithashtu në sugjerime që nëse Messit i realizohet dëshira dhe Martinez arrinë në Camp Nou, kjo do të thotë gjithashtu se mund të ndodhë transferimi i sulmuesit të Manchester United, Romelu Lukakut.
26-vjeçari ka luajtur nën udhëheqjen e Martinezit te Evertoni dhe te skuadra kombëtare e Belgjikës dhe duket se performon më së miri nën udhëheqjen e spanjollit./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...