Real Madrid dhe PSG në kohën e fundit janë në bisedime të thella për disa lojtarët.
Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez asnjëherë nuk ka fshehur interesimin për Kylian Mbappe, ndërsa drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka admirim të madh për Vincius Junior, transmeton portali arbresh.info.
Kontrata e Mbappe skadon në vitin 2022 dhe ka refuzuar disa herë rinovimin e kontratës.
Madrid-i shpreson që ta transferojë në verën e ardhshme, edhe pse është në dijeni që PSG do rezistojë dhe do mundohet t’ia rinovojë kontratën.
Kurse, Vinicius ka kontratë me “Mbretërit” deri në vitin 2025 me klauzolë të lirimit prej 700 milionë euro.
Gjiganti spanjoll ka pranuar oferta të shumta nga PSG-ja për 20-vjeçarin, por i ka refuzuar.
Sipas El Chiringuito, Leonardo do synojë përsëri transferimin e Vinicius, por këtë herë përmes Neymar, ngase janë shokë të mirë.
Me arritjen e Vinicius, PSG do ta shesë Di Maria-n./arbresh.info.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele