Sokol Cikalleshi ishte një nga futbollistët që u dalluan në pjesën e dytë të sezonit te skuadra e Akhisarit në Superligën turke.
Kjo skuadër e mbylli fazën e parë duke luftuar për mbijetesën, ndërkohë që në të dytën arriti që të sigurojë mesin e artë të tabelës, duke qenë pak pikë larg zonës së Evropës.
Së fundmi, drejtuesit e Akhisarit kanë nisur bisedimet zyrtare me skuadrën që zotëron kartonin e bomberit shqiptar, Bashakshehirin.
Trajneri i Akhisarit deklaroi disa ditë më parë se e ka kërkuar me ngulm shqiptarin që ta ketë edhe sezonin e ardhshëm.
Me paraqitjet e tij dhe me shtatë golat e shënuar në 14 ndeshje, Cikalleshi ka bindur në skuadrën turke.
Mirëpo, Bashakshehir nuk kërkon të nxitohet. Drejtuesit e kësaj të fundit kanë bërë me dije se nuk do të lënë të lirë shqiptarin që të huazohet, pa gjetur më parë zëvendësues për të.
Ata janë në kërkim të lojtarëve të duhur për të plotësuar kontingjentin dhe më pas do të vendosin për lojtarët që do të japin në huazim.
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...