Zbulohet shuma që Gonzalo Higuain fiton në AC Milan

10:43 | 2 Gusht 2018
Arbresh Info

Gonzalo Higuaini do të fitoj 30 milionë euro me transferimi i tij në AC Milan.

Sulmuesi i Juventusit do t’i nënshtrohet mëngjesin e sotëm (e enjte) një testi mjekësor para finalizimit të marrëveshjes për transferim te “Rossonerët”, transmeton portali arbresh.info.

‘Gazzetta dello Sport’ raporton që Higuaini do të fitoj 9.5 milionë euro në vitin e tij të parë, ndërsa nga 10 milionë në vitin e dytë dhe të tretë të kontratës së tij tri vjeçare.

Milani është gjithashtu duke përgatitur një marrëveshje për bashkëlojtarin e Higuainit te Juventusi, Mattia Caldara.

Arritja e Caldaras do të bëjë që Leonardo Bonucci të rikthehet në Juve si pjesë e kësaj marrëveshje të trefishtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme