Cristiano Ronaldo shënoi një gol të jashtëzakonshëm në fitoren e Real Madridit në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Juventusit, por a e ka praktikuar këtë superylli?
Real Madridi fitoi me rezultat të thellë 3 me 0 në ndeshjen e parë të çerekfinales në Torino kundër Juventusit dhe Cristiano Ronaldo realizoi dy gola dhe ishte asistues i golit të tretë, transmeton portali arbresh.info.
Goli i dytë u superyllit portugez ishte spektakolar, madje bëri që disa nga tifozët e skuadrës nikoqire ta duartrokasin atë pas atij momenti madhështor. Por, goli nga 33-vjeçari nuk ishte diçka që ndodhi rastësisht apo e shansit për shkak se sulmuesi e ka praktikuar atë në stërvitje para ndeshjes.
Në foton më poshtë që është shkrepur gjatë seancës stërvitore të së hënës, Ronaldo duket qartë duke praktikuar goditjen e njohur si gërshërë.
Ronaldo, ashtu si një profesionist, ekzekutoi goditjen në formë perfekte derisa vazhdon rrugën për të përfunduar sërish edhe këtë sezon si golashënuesi më i mirë në Ligë të kampionëve.
Me dy golat e realizuar kundër Juves, Ronaldo u bë lojtari i parë në histori të këtij kompeticioni që ka shënuar në dhjetë ndeshje radhazi./arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...