Është zbuluar më në fund se a do të shitet Roma.
Pronari i Romës, James Pallotta, hedh poshtë thashethemet se ai mund t’i shesë Romën te një investitor arab për 800 milionë euro duke i quajtur lajmet si “lajme shumë të rreme”.
‘Libero’ raportoi këtë mëngjes se pronari amerikan kishte qenë në bisedime me një blerës potencial që nga fillimi i tetorit dhe e kishte caktuar çmimin e tij si 800 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.
Gazeta pohoi se investitori ishte i lidhur me princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman Al Saud, me bisedime që mbaruan pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Megjithatë, Pallotta ka hedhur poshtë ato pretendime në termat më të forta, duke u thënë në ‘Centro Suono Sport’ se raportimet janë “lajme shumë të rreme”.
Pronari gjithashtu siguroi se ai është ende duke punuar në stadiumin e ri, edhe pse ai është aktualisht në Boston dhe çështja është duart e avokatëve.
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...