Real Madrid është klubi që ka fituar më së shumti para në Ligën e Kampionëve i ndjekur nga Bayern Munich dhe Barcelona.
Pavarësisht eliminimit nga Ajax vitin e kaluar, Real Madrid mbetet skuadra më e suksesshme në garën më prestigjioze në botë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas L’Equipe që nga viti 1992, 17 miliard euro janë fituar nga gjigantët evropianë.
“Mbretërit” kur e fituan për herë të parë Ligën e Kampionëve në vitin (1992-93) ka fituar 24 milionë euro ndërsa në 27 vitet e fundit ka mbledhur 2 miliard euro nga Liga e Kampionëve.
Në vendin e dytë është Bayern Munich me 826 milionë euro ndërsa Barcelona me 811 milionë euro në pozitën e tretë.
Juventus me 780 milionë euro dhe United me 701 milionë euro e kompletojnë top pesëshen.
Ndërsa pas tyre vje Chelsea me 595 milionë euro në pozitën e gjashtë, kurse dy favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve këtë vit, City ka fituar rreth 431 milionë euro ndërsa Liverpool 425 milionë euro./arbresh.info.
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...