Juventus do të jetë pa mesfushorin Sami Khedira për tre muajt e ardhshëm, pasi mesfushori po vuan nga një lëndim në gju.
32-vjeçari që një kohë është duke pasur problem në këmbën e majtë, gjë që shkaktoi të mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Sassuolos, ndeshje që përfundoi me rezultat të barabartë 2 – 2.
Fatkeqësisht problemet për gjermanin janë të mëdha dhe pritet të mungojë në tre muajt e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Kjo gjë do t’i shkatërroj planet e Maurizio Sarrit, mirëpo do t’ia hap derën Emre Can për të luajtur në fanellën e “Zonjës së Vjetër”.
Khedira ka luajtur 13 ndeshje këtë sezon, ndërsa Can ka pakënaqësi të mëdha me gjigantin italian pasi nuk është thirrur nga Sarri për të luajtur në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve./arbresh.info.
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...