Zbulohet rroga marramendëse vjetore që po ia kërkon Conte PSG-së
Antonio Conte është i gatshëm t’i bashkohet Paris Saint-Germainit gjatë verës që po vjen,
Trajneri italian mund të largohet nga Tottenhami për ta marrë në dorë gjigantin francez.
Por, ish-trajneri i Juventusit, Chelseat e Interit ka kushte për t’iu bashkuar klubit nga “Parku i Princave”.
Mediumi “RMC Sport” raporton se ish-futbollisti i njohur italian kërkon nga sheikët e Parisit rrogë marramendëse prej 30 milionë eurosh në vit, përcjell “Gazeta Express”.
Gjithashtu, Conte ka kërkuar staf të tij me kusht që të përfundojë në kryeqytetin francez.
E në Londër tek Spurs ai paguhet 17 milionë euro në vit.
Natyrisht, Conte duhet ta presë njëherë shkarkimin e trajnerit aktual të PSG-së, Mauricio Pochettino.
Krahas Conte, në opsion të PSG-së është edhe trajneri francez, Zinedine Zidane. /Gazeta Express/
Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës
Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë
Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit, SHKK jep detaje
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministre...
Përmbytjet në Itali, evakuohen 1500 persona
Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest: ...