Zbulohet pse u ndan Rihanna dhe Karim Benzema

12:42 | 10 Maj 2017
Arbresh Info

Një ngjarje e vjetër është ringjallur nga mediat spanjolle të mërkurën duke kujtuar kohën kur sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ishte shumë i afërt me Rihannan.

Në vitin 2015, Benzema dhe Rihanna ishin parë së bashku duke ngjallur kështu një numër të madh thashethemesh se ata ishin në lidhje, transmeton portali arbresh.info. ‘TMZ‘ kishte kontaktuar sulmuesin francez për të pyetur atë rreth natyrës së lidhjes së tij me Rihannan, por Benzema qëndroi gojëmbyllur.

Bazuar në tabloidin spanjoll ‘Don Balon Rosa’ ,arsyeja pse Rihanna u nda me Karim Benzeman tani është e ditur.

“Rihanna e ka dashur Benzeman dhe ishte e lumtur me të dhe bënte shumë qejf, por ajo i tha atij se nuk dëshiron t’ia thyej zemrën duke shtuar se ajo gjithmonë do ta dashurojë Chris Brownin. Rihanna tha se ishte shumë e vështirë për t’i thënë fund kësaj”, i ka thënë një burim anonim tabloidit spanjoll./arbresh.info

https://www.instagram.com/p/BTrHmlpjfVP/

https://www.instagram.com/p/BTmywu5Dp2k/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme