Alexis Sanchez kishte gjetur akordin për një kontratë të re me Arsenal sezonin e kaluar, por ndryshoi mendje pas humbjes 10-2 në dy ndeshje ndaj Bayern Munich.
Topçinjtë janë duke u përgatitur për një largim të kilianit me kontratën aktuale që skadon në fund të sezonit.
Manchester City dhe Paris Saint-Germain janë destinacionet më të mundshme të sulmuesit që e ka të pamundur të qëndrojë më tej në Emirates.
Por The Times raporton se Sanchez kishte gjetur akordin për një kontratë të re dhjetorin e kaluar përpara se të tërhiqej pas turpërimit të Arsenal në Champions League.
Topçinjtë u mundën 5-1 si brenda ashtu edhe jashtë fushës nga Bayern në raundin e parë të nokautit të Champions League.
Gjendja u përkeqësua më keq kur Sanchez me shokë nuk u kualifikuan për të parën herë që prej 1997 në Champions League.
Pep Guardiola shpresoi të ribashkohej me ish-sulmuesin e tij te Barcelona gjatë verës së kaluar, përcjellë Telesport.
Por City nuk arriti ta transferonte Sanchez i cili qëndroi në Londër.
29-vjeçari është kritikuar për paraqitjet e tij të fazës së parë. por mbrëmjen e së premtes, ai ishte një nga më të mirët në fushë për skuadrën e tij gjatë barazimit 3-3 ndaj Liverpool. /arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...