Drejtori sportiv i AS Romas, Monchi ka zbuluar se presioni nga UEFA rreth Financial Fair Play i ka detyruar ata të shesin Mohamed Salahn te Liverpooli.
25-vjeçari, i cili ka shënuar 43 gola brenda 47 paraqitjeve këtë sezon, iu bashkua klubit në Anfield verën e kaluar në një marrëveshje që theu rekordin e atëhershëm të klubit, transmeton portali arbresh.info.
“E kam shitur atë për më shumë se 42 milionë euro. Ne ishim të detyruar ta shesim. Ne nuk kishim asnjë opsion, por të shesin Salahn para 30 qershorit”, ka zbuluar Monchi për radio ‘Onda Cero’.
“Nëse nuk do ta kishim bërë atë, ne ndoshta nuk do ishim duke luajtur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi ne ishim duke u monitoruar afër nga UEFA”
“Ne nuk donim ta shesim atë por nuk kishim zgjidhje. Ne duhet të pranonim një ofertë para fundit të muajit. Ai dëshironte të largohej, por ne do ta kishim mbajtur atë në klub nëse rregullat nuk do të ishin kundër nesh”
“Kur unë arrita, oferta [nga Liverpooli] ishte 30 milionë euro, por ne arritëm ta rrisim atë thuajse në 50 milionë euro me bonuese. Kjo është ajo që ne kishim mundësi të bënim. Tregu më pas ndryshoi shumë me Neymarin, Coutinhon dhe Dembelen”
Salah është shpërblyer me çmimin “Lojtari i Vitit në Premierë Ligë” pas një super sezoni në kampionatin anglez./arbresh.info/
Kurti: Për shumë shqiptarë, Zvicra është shtëpia e dytë
Treni godet veturën në Pavlan të Pejës, lëndohen tre persona
UNESCO: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar
Edi Rama: Konsumoj më shumë se 10 kafe në ditë
Rama viziton rrugën “Jim Xhema”: dëshmon përkushtimin tonë p...
Puthje dhe ledhatime mes Rezit e Drenushës