Google ADS

Zbulohet pse Neymar festoi duke vendosur atleten në kokë

21:51 | 11 Janar 2018
Arbresh Info

Nike padyshim ka qenë tejet e kënaqur me atë që ndodhi mbrëmjen e kaluar.

Paris Saint Germaini kaloi në gjysmëfinale të Kupës së Francës mbrëmjen e së mërkurës ku Neymar kontribuoi me një gol nga penalltia, transmeton portali arbresh.info.

Superylli brazilian realizoi për 1 me 0 në minutën e 53′ të ndeshjes kundër Amiens duke zbuluar më pas një festim të ri. 25-vjeçari e vuri në kokë njërën atlete të tij duke kënaqur të gjithë fotografët që ishin prezent.

Disa nga tifozët besojnë që e gjitha ishte e përgatitur nga Nike.

Neymar është njëri nga top ambasadorët e kompanisë sportive dhe tiki ikonik (shenja e kompanisë) kishte marr një ekspozim të jashtëzakonshëm nga futbollisti më i shtrenjtë në botën e futbollit.

Ylli është i njohur mirë për këtë departament gjithashtu pasi gjatë kohës së tij te Barcelona ka ndryshuar shpesh atletet në mes të ndeshjes për të tërhequr kamerat televizive.

Tifozët e kanë kuptuar planin e tij që vjen për shkak të një lloj marrëveshje me sponsorin e tij kryesor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme