Nemanja Matic ka qenë subjekt i abuzimeve të vrazhda pas refuzimit për të veshur një lulekuqe.
Reprezentuesi serb ishte lojtari i vetëm që nuk ishte duke e bartur simbolin përkujtimor gjatë ndeshjes së Manchester United të fituar në sekondat e fundit kundër Bournemouthit në stadiumin Vitality, transmeton portali arbresh.info.
Mësohet se zgjedhja e tij ishte vendim personal dhe një çështje private të cilën United e ka respektuar.
Por, si rezultat i kësaj, Matic ka pranuar kritika të mëdha në rrjete sociale, madje disa kanë kërkuar të lihet përgjithmonë në bankinë te skuadra e Jose Mourinhos.
“Do ta lija në bankinë dhe ai nuk do të luante më kurrë për United”, ka shkruar një tifoz.
“Nuk ka justifikim pse Matic nuk e ka vendosur lulekuqen. Përfshirja britanike në Kosovë nuk ka të bëjë asgjë me kujtimin e këtyre që kanë dhënë jetën e tyre në Luftën e Dytë Botëror #Marre”, ka shkruar një tjetër.
“Q**** Matic, nuk e ka lulekuqen”, tha një tjetër.
Çuditërisht, Matic kishte veshur një lulekuqe në fanellën e tij në të kaluarën dhe nuk kishte asnjë shenj të ankesave apo protestave.
30-vjeçari kishte një lulekuqe në fanellën e tij nëntorin e kaluar gjatë disfatës 1 me 0 të United kundër Chelseas në Stamford Bridge.
Sidoqoftë, sa i përket rastit të sotëm, lulekuqeja vërehet se ishte fillimisht e shfaqur në fanellë, por lojtari e kishte larguar para fillimit të ndeshjes./arbresh.info/
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...