Google ADS

Zbulohet pse Milan-i refuzoi Rangnick, ai dëshironte të bënte revolucion

13:41 | 23 Korrik 2020
Arbresh Info

AC Milan vendosi që të mos e largojë nga posti trajnerin Stefano Pioli, duke e refuzuar Ralf Rangnick.

Kishte raportime që Rangnick do ishte trajner dhe drejtor sportiv i “Rosonerëve”, mirëpo marrëveshja dështoi në fund, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Republica, Rangnick dëshironte 5.5 milionë euro për vit dhe të ishte në kontroll në të gjitha pjesët.

Ai dëshironte shitjen e shumë lojtarëve si Theo Hernandez, Ismael Bennacer, Ante Rebic, Rafael Leao dhe Alexis Saelemaekers.

Me shitjen e tyre, Rangnick do transferonte lojtarë në moshë të re që do i mbanin pozitat e tyre./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme