Arsenali mposhti Burnley 0 me 1 pa ndihmën e mesfushorit kreativ Mesut Ozil.
Në vend të tij kishte startuar nigeriani Alex Iwobi dhe ishte i vetmi ndryshim nga formacioni i javës së kaluar që kishte mposhtur Tottenhamin, transmeton arbresh.info.
Mesfushori gjerman javën e kaluar kishte luajtur për 84 minuta por sot nuk ishte i përfshirë në skuadrën e Arsene Wengerit.
Ozil është në vitin e fundit të kontratës së tij me topxhinjtë dhe besohet se ai do të shitet në janar, në mënyrë që mos të largohet si lojtar i lirë.Manchester United dhe Barcelona janë të interesuar për shërbimet e tij dhe tashmë tifozët e klubit londinez janë duke ndjerë se ylli i tyre do të largohet.
Mungesa e tij ndaj Burnley ka bërë që shumë tifozë të reagojnë në rrjetin social Twitter, duke aloduar se ai është në Barcelonë duke negociuar transferimin e tij.
Arsenali pas kësaj fitore renditet në pozitën e katërt me 25 pikë. /arbresh.info/
Ja disa nga reagimet në Twitter:
Ozil’s got barcelonaitis then #BFCvAFC
— Steven Groves (@stevegroves2004) November 26, 2017
Ozil illness? Really? Or his went to Barcelona?
— Young Boys (@Iqbalt08) November 26, 2017
https://twitter.com/ArsenalMad1886/status/934772437291593728?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fmetro.co.uk%2F2017%2F11%2F26%2Farsenal-fans-think-they-know-the-real-reason-mesut-ozil-is-out-of-burnley-clash-7109580%2F
Komentet e Biden rrezikojnë fushatën e Kamala Harris
Rama: Rrugicat e pazarit të Gjirokastrës së rilindur zgjohen...
Shoqata e Onkologeve të Kosovës organizon aktivitet në kuadë...
Komentet e Biden rrezikojnë fushatën e Kamala Harris
Pentagoni thotë se një “numër i vogël” ushtarësh koreanoveri...
Themeluesi i TikTok bëhet njeriu më i pasur i Kinës