Mesfushori francez, N’Golo Kante, mungoi në derbin ndaj Manchester City, për shkak se gjatë stërvitjes së fundit, i kishte humbur ndjenjat.
Megjithatë, mjekët kanë dhënë dritën e gjelbër që ai të luajë ndeshjen e ardhshme kundër Crystal Palace, raportojnë mediat britanike.
Kantes i ra të fikët në zhveshtoren e qendrës stërvitore të Chelseat në fundjavë dhe e humbi përballjen me Manchester City të dielën, të cilën skuadra e tij e humbi 1-0.
Mjekët e Chelseat kanë hedhur poshtë çdo dyshim se francezi mund të ketë probleme me zemër dhe kanë konfirmuar se është i shëndoshë të luajnë kundër Palace të shtunën si dhe ndaj Barcelonës javën e ardhshme.
City e fitoi ndeshjen me rezultat 1 me 0. /arbresh.info/
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...