Google ADS

Zbulohet pse Fernando Torres ishte i zemëruar me Cristiano Ronaldon (FOTO/VIDEO)

08:39 | 11 Maj 2017
Arbresh Info

Ndeshja kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në ‘Vicente Calderon’ ka pasur një rëndësi të madhe për Fernando Torresin si një lojtar i Atletico Madridit.

Fatkeqësisht, Torres nuk arriti të ketë ndikim në skuadër duke u zëvendësuar nga Gameiro në minutën e 56′, kur Atleticos iu deshën tri gola për të kaluar në finale të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info. Ndoshta Diego Simeone largoi nga fusha Torresin me frikën që sulmuesi 33-vjeçar mund të përfundoj takimin duke bërë diçka jo të hijshme, si ndëshkimi me karton të kuq..

Lexo më shumë: Diego Simeone flet për të ardhmen pas eliminimit nga Real Madridi

Ish sulmuesi i Liverpoolit dhe Chelseat ishte i përfshirë në një përballje të nxehtë me Cristiano Ronaldon, por çfarë ndikoi tek ai që të humb kontrollin?

Gazeta spanjolle ‘AS‘ beson që ata e dinë arsyen pse.

Kur Isco shënoi gol në minutën e 42’, Ronaldo reagoi ashpër me një gjest që i bëri tifozët e rivalit madrilen të mbyllin gojën. Cristiano Ronaldo ishte menjëherë në dijeni që gjithçka kishte përfunduar për Atletico Madridin, i cili arriti të shënojë dy herë brenda 16 minutave përmes Saul Niguezit dhe Antoine Girezmannit.

https://twitter.com/EugeRonaldo_/status/862395650436157441

Megjithatë, gjesti nga fituesi i Topit të Artë për të katërtën herë ndaj tifozëve të Atleticos mësohet të jetë arsyeja pse Torres u përball fytyrë me fytyrë me superyllin e ‘Los Blancos’./arbresh.info

690

https://twitter.com/JORGE9CASTILLO/status/862392713710317568

Të ngjashme