Arsenali raportohet të ketë zgjedhur trajnerin Unai Emery si një zëvendësues të Arsene Wenger pasi bordi i “Topçinjve” ishte i impresionuar nga një arritje e madhe menaxheriale.
Emery do të marrë timonin në Emirates pas dy sezoneve të mikësuara në Paris Saint Germain, ku ai fitoi një titull në Liga 1 dhe katër kupa, transmeton portali arbresh.info.
Vendimi i Arsenalit është kritikuar nga shumë njerëz, përfshirë legjendën e klubit – Ian Wright që e kritikoi bordin për mënyrën se si e trajtuan Artetan.
Emery, pavarësisht dështimit për të përmbushur pritshmëritë e tij te PSG, vazhdon të jetë mirë i respektuar nga bota e futbollit. 46-vjeçari ka fituar tre tituj në Evropa Ligë gjatë karrierës së dhe të gjithë kanë ardhur nga Sevilla.
I fundit prej tyre ishte në vitin 2016 kur gjiganti në La Liga mposhti 3 me 1 Liverpoolin për të fituar këtë çmim që sipas ‘BBC’, kjo ka bindur Arsenalin se ai është personi i duhur./arbresh.info/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...