Vendimi nga Real Madridi për të mos emëruar si trajner Antonio Conte ka ndodhur për shkak të yllit Eden Hazard.
Kështu beson gazetari spanjoll i njohur dhe i shumë respektuar, Eduardo Inda, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Toni Kroos i dërgon një mesazh trajnerit Julen Lopetegui pas shkarkimit
Marrëveshja e shumëpërfolur që Antonio Conte do të zëvendësonte spanjollin Julen Lopetegui në Santiago Bernabeu duket se është prishur dhe gazetari Eduardo Inda beson se sulmuesi i Chelseat, Eden Hazard, është arsyeja prapa kësaj.
Reprezentuesi belg është përfolur shumë për transferim në Bernabeu, por lojtari vendosi për të vazhduar qëndrimin e gjiganti në Stamford Bridge gjatë verës së kaluar.
Inda pretendon se Eden Hazard ka komunikuar në formë indirekte me Madridin dhe se ai “nuk do të nënshkruaj kurrë” për klubin spanjoll nëse Conte do të emëroj si trajner.
Lexo edhe: Cristiano Ronaldo emëron pesë rivalët për Topin e Artë, mungon Leo Messi
Kampioni evropian shkarkoi ish trajnerin e Spanjës pas disfatës tronditëse me rezultat befasues 5 me 1 në vikend ndaj rivalit të tyre të përbetuar – Barcelonës.
Pas pesë disfatave brenda shtatë ndeshjeve, vendimi nga presidenti Florentino Perez u zyrtarizua mbrëmjen e së hënës.
Si zëvendësues i përkohshëm është emëruar trajneri nga skuadra Castilla, Santiago Solari./arbresh.info/
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...