Zbulohet prapaskena: Zidane, trajner i skuadrës së madhe evropiane

08:42 | 18 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Zinedine Zidane po e mendon rikthimin në futboll qysh në afatin e janarit.

Zinedine Zidane u largua nga Real Madrid në verën që shkoi, por e dëshiron rikthimin në janar.

Trajneri francez është duke e pritur një ofertë nga Manchester United, që ende nuk e ka shkarkuar Jose Mourinhon.

Sipas mediave franceze, Zidane e adhuron skuadrën angleze, andaj mezi pret ofertën e tyre.

Francezi fitoi tre herë rresht Ligën e Kampionëve me Real Madridin, ndërsa Manchester United dëshiron ta transferoj atë, mirëpo fillimisht duhet ta shkarkoj Jose Mourinhon që nuk po tregon rezultate të mira.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme