Google ADS

Zbulohet plani i Reali-t për Rayan Cherki-n

12:34 | 2 Prill 2020
Arbresh Info

Real Madrid ka bërë një plan mjaftë të mirë për talentin e Lyon, Rayan Cherki.

16-vjeçari ka qenë sezacional këtë sezon në Ligue 1 duke bërë 11 paraqitje për klubin francez duke shënuar tri gola, transmeton portali arbresh.info.

Përformancat e mira kanë bërë të fitojnë vëmendjen e “Mbretërve” të cilët janë duke transferuar talentë nga vendet e ndryshme që do t’iu ndihmojnë në të ardhmen.

Sipas Le10Sport, Real-i planifikon ta transferojë Cherki-n dhe me pas ta rikthejë përsëri të Lyon për dy sezone huazim.

Këtë ide e ka pranuar edhe vet-lojtari, pasi është admirues i madh i Zinedine Zidane-s./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme