Google ADS

Zbulohet plani i PSG-së, rrëmben tre yje te Real Madridi

17:58 | 14 Maj 2019
Arbresh Info

PSG duket se është duke përgatitur të kryej një rrëmbim te Real Madridi.

Le Parisien raporton se kampioni i Ligës 1 është duke kërkuar tre lojtarë te Madridi derisa synojnë të përmirësojnë skuadrën e tyre pas një tjetër sezoni zhgënjyes.

Edhe pse Thomas Tuchel siguroi titullin në muajin prill, ata dështuan për të siguruar Kupën e Francës si dhe u eliminuan nga Liga e Kampionëve në formë befasuese nga Manchester Untied, transmeton portali arbresh.info.

Çmimi më i madh evropian ka qenë i paarritshëm për kompaninë nga Katari qysh pas marrjes përsipër të klubit në vitin 2012.

Pronarët e tyre janë të vendosur për të siguruar trofeun evropian dhe ndoshta do të financojnë transferimin e Iscos, Bales dhe Toni Kroosit – të tre kanë fituar turneun tri herë.

Bale dhe Kroos raportohet se nuk janë pjesë e planeve të Zinedine Zidanes për sezonin e ardhshëm ndërkohë që Isco mund të jetë gjithashtu në dispozicion për të financuar ofertat për Eden Hazardin, Pogban dhe Christian Eriksenin.

PSG do të përballet në një garë me Tottenhamin dhe Manchester United për transferimin e Bales./arbresh.info/

Të ngjashme