Arsenali është tashmë duke kërkuar transferimin e një lojtari për të përmirësuar skuadrën e trajnerit të ri Unai Emery.
Mesfushori i Nices, Jean Michael Seri mund të jetë përforcimi i parë nga Unai Emery si trajner i Arsenalit pasi “Topçinjtë” janë duke kërkuar yllin nga Bregu i Fildishtë, transmeton portali arbresh.info.Në më pak se 24 orë pasi ish trajneri i PSG-së, Unai Emery, u prezantua si zëvendësues i Arsene Wenger, Jean Michael Seri është duke u përfolur për transferim në Emirates, përforcim që mund të jetë i pari pas epokës së Wengerit.
‘The Sun’ raporton që Arsenali ka bërë prioritet transferimin e mesfushorit të Nices dhe është duke përgatitur një ofertë prej 35 milionë funta për Serin që shkëlqeu në kampionatin francez këtë sezon.
Granit Xhaka, Jack Wilshere dhe Aaron Ramsey tashmë kanë eksperiencë në Premierë Ligë në rolin si mesfushor qendror, por duket që zyrtarët e “Topçinjve” nuk ndihen të sigurt me lojtarët në dispozicion./arbresh.info/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...