Na ndajë dhe tri ditë nga emri i futbollistit më të mirë në planet për sezonin e fundit, por thashethemet nuk kanë fund.
Sipas asaj që shkruajnë mediat botërore, Lionel Messi ka triumfuar mbi Robert Lewandowskin dhe Karim Benzema duke fituar kështu “Topin e Artë” të 7-të në karrierën e tij futbollistike.
Madje, mediat shkojnë dhe më tej duke aluduar se Messi është njoftuar vetë mbi këtë fakt dhe tashmë ka lajmëruar të gjithë familjarët e tij duke ndarë gëzimin me ta.
Në listë, i dyti është renditur Karim Benzema, ndërsa vetëm vendin e tretë për Robert Lewandowskin që bëri një super sezon, duke shënuar më shumë gola se ndeshje të luajtura.
??⚽️ | BREAKING: Messi has won the 2021 Ballon d’Or and has informed his friends and family
Via @MatteMoretto
— Football For All (@FootballlForAll) November 26, 2021
Në rrjete sociale, kanë shpërthyer kritikat, pasi shpresohej për një zbehje të dominimit nga dyshja Ronaldo-Messi që jemi mësuar të dëgjojmë gjithmonë këto dy vitet e fundit, por si duket, argjentinasi nuk ka ndërmend të ndalet duke shkruar sërish historinë në librat e futbollit./Arbresh.info
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...