Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez thuhet se ka kërkuar një pagë prej 10 milionë euro në vit për të zgjatur kontratën e tij, ndërsa Nerazzurrët kanë ofruar 8 milionë euro plus bonuse.
Lautaro dhe Interi kanë qenë në bisedime për një marrëveshje të re për disa muaj dhe edhe nëse të dyja palët janë të sigurta për arritjen e një marrëveshjeje së shpejti, ka ende një hendek midis propozimit të klubit dhe kërkesave të sulmuesit.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi i ka ofruar Lautaros një kontratë të re me 8 milionë euro në vit plus bonuse, ndërsa kapiteni kërkon një pagë prej 10 milionë euro në vit.
Bisedimet do të vazhdojnë në javët e ardhshme, dhe mediumi italian pretendon se takimi i radhës mund të zhvillohet në Madrid në mars, kur Interi do të vizitojë Atletico Madridin në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.
Agjentët e yllit argjentinas, në fakt, janë të vendosur në kryeqytetin spanjoll, kështu që udhëtimi i ardhshëm në vend mund të ofrojë një shans të përsosur për të dy palët që të ulen dhe të finalizojnë marrëveshjen.
Kontrata e Martinezit në Stadio Giuseppe Meazza skadon në qershor të vitit 2026 dhe sipas Gazzetta dello Sport, Nerazzurrët e vlerësojnë atë 150 milionë euro. /Telegrafi/
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...